75 Mall Live Search
13:55 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Kjo është arsyeja pse Pogba nuk u kthye me skuadrën drejt Anglisë

Mesfushori francez është dashur të udhëtonte në një aeroplan me tifozët e Manchester United.

Paul Pogba nuk është larguar nga Torinua pas takimit të Ligës së Kampionëve mes Juveentusit dhe Manchester United.

Në fakt, arsyeja është sepse futbollisti i “Djajve të Kuq”, është dashur t’i nënshtrohej një testit të papritur anti-doping dhe kjo ka bërë që ai të vonohet duke mos mundur të udhëtonte me ekipin.

Procedura e testit ka zgjatur për një orë, çka ka bërë që francezi të nisej drejt Manchesterit në një aeroplan me tifozët të cilët kishin udhëtuar për ta mbështetur skuadrën e tyre në Torino. Kujtojmë se United triumfoi mbrëmë ndaj Juves në Torino me rezultat 2-1.