10:11 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Raportet, Pogba – Mourinho në ”fund të pusit”

Raportet e Paul Pogbas me Jose Mourinhon janë aq të këqija, sa që mesfushori mund të largohet në janar.

Fituesi i Kupës së Botës është lënë në stol në dy ndeshjet e fundit radhazi, teksa në mungesë të tij, Man Unitedi mposhti dje Fulhamin me rezultat, 4-1.

Pas zërave se Mourinho e quajti Pogban ”virus” në sy të bashkëlojtarëve në zhveshtore, raportet e tyre janë më të këqija se kurrë, transmeton IndeksOnline.

Image result for pogba mourinho

Dhe Tuttosport shkruan se kjo situatë mund të rezultojë me largimin e reprezentuesit francez në afatin kalimtar dimëror.

Juventusi do ta mirëpriste rikthimin e tij, pas aventurës fantastike të mesfushorit me ”Zonjën e Vjetër” në vitet, 2012-2016.

Interi gjithashtu është një opsion për Pogban, pasi që tashmë ish-drejtori gjeneral i Juves, Beppe Marotta do të zbarkojë në klubin nga Milano./IndeksOnline/