19:25 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

​Krijohet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, këta janë deputetët që do ta hetojnë presidentin

102 vota ishin pro raportit të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe 101 vota ishin pro ngritjes së Komisionit Hetimor.

Ky ishte rezultati i votimeve sot në sallën e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ngritjen e komisionit që, sipas tij, do të sjellë edhe shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Mazhoranca socialiste, me votat e disa deputetëve të “opozitës së re”, votoi pro krijimit të komisionit që do të hetojë nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me vendimin për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Partia Socialiste ka shtuar dy vota në favor të saj në përplasjen me Ilir Metën, pasi në votimin e 13 qershorit kur u hodh poshtë dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve, ishin 100 deputetë që votuan për rrëzimin.

Janë 11 deputetë nga Partia Socialiste dhe ‘opozita e re’ që do të bëhen pjesë e komisionit hetimor që për tre muaj do të hetojë kushtetuetshmërinë e dekretit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit.

Komisioni Hetimor

Nga grupi i PS

Ulsi Manja – kryetar

Vasilika Hysi

Klotilda Ferhati

Bashkim Fino

Alket Hyseni

Kurse anëtarë zëvendësues nga PS:

Adnor Shameti

Spartak Braho

Nga grupi parlamentar demokrat:

Alban Zeneli – zv.kryetar

Halit Valteri – anëtar

Arlind Çarçani – anëtar zëvendësues

Nga grupi parlamentar i partive të djathta:

Adriatik Alimadhi – anëtar

Zef Shtjefni – anëtar zëvendësues

Nga deputetet jashtë grupeve parlamentare:

Krenar Rryçi – anëtar./Tch/