22:44 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

​Kroacia e mposht minimalisht Francën

Kroacia e ka regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe tani ka dy fitore, një humbje dhe një barazim.

Kroatët triumfuan ndaj Francës me rezultat minimal 1-0 ku golin e vetëm e realizoi mesfushori Luka Modric në minutën e pestë të ndeshjes nga penalltia, transmeton KosovaPress.

Francezët nga ana tjetër janë ende pa fitore në këtë kompeticion, me dy barazime dhe dy humbje nga katër ndeshjet e zhvilluara, si rezultat i të cila renditet në pozitën e fundit në Grupin 1 të Ligës A me vetëm dy pikë.

Kroacia pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e dytë me shtatë pikë, kurse në vendin e parë është Danimarka me nëntë pikë.