08:04 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

​Kuvendi debaton për mosliberalizimin e vizave

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës plenare në të cilën janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës, në të cilën do të shqyrtohen për herë të dytë projekt-kodi i procedurës penale, projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Seanca do të nis në ora 10:00 dhe është paraparë të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE për Kosovën.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.