75 Mall Live Search
19:34 / E Martë, 30 Qershor 2026 / MSH1

Defekt i rëndë në rrjetin e ujësjellësit: Dardania mbetet pa ujë deri nesër

Banorët e lagjes Dardania, përkatësisht në rrugën “Idriz Gjilani”, janë përballur me ndërprerje të furnizimit me ujë si pasojë e një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ekipet teknike ndodhen në terren dhe janë duke punuar intensivisht për sanimin e defektit.

Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pasi të përfundojnë punimet.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur, duke falënderuar qytetarët për durimin gjatë kohës së ndërprerjes.