13:33 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / LB

​LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj: AKK-ja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij

Kryetarja e Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo ka thënë se si LDK kërkojnë shkarkimin e Berishajt dhe sqarim të secilit zyrtar publik që kishte marrë në mbrojtje Berishajn.

“Agjencia Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni. Hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rëndë imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit. Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë”, ka shkruar në Lushaku-Sadriu në Facebook.