16:05 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Llapi fiton pastër miqësoren e radhës

Llapi ka fituar miqësoren e sotme ndaj ekipit të Ulpianës, takim ky i zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

2-0 ishte rezultati pas 90 minutash lojë i këtij takimi.

Mentor Zhdrella zhbllokoi ndeshjen në pjesën e dytë për epërsinë e parë të llapjanëve.

Kurse, rezultatin final e vulosi transferi i këtij afati i ardhur nga Shqipëria, Ersil Ymeri.

Skuadra e Llapit miqësoren e radhës e zhvillon ndaj liderit të Superligës, FC Ballkanit. Kjo ndeshje zhvillohet të martën në ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.