15:57 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

​Mësohet data e lansimit të Nokia X

HMD Global është duke u përgatitur për të paraqitur një nga telefonat më të diskutueshëm deri më tani.

Telefoni është shfaqur kohët e fundit në Kinë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht dhe pritet që kjo të ndodhë më 16 maj.

Nokia po mban një ngjarje pesë-ditore në Pekin, ku do të shfaqë të gjithë telefonat e saj.

Përveç pajisjeve që janë lëshuar më herët, HMD Global gjithashtu do të shfaqë telefonin e ri Nokia X – sugjerohet që telefoni mund të mbajë emrin Nokia X6.

Aktualisht nuk ka specifikime zyrtare për pajisjen. Megjithatë, duke qenë se ftesa vjen në formën e një telefoni me një prerje në krye, sugjerohet që Nokia X do të përcjellë trendin e këtij viti kur të paraqitet muajin e ardhshëm.