13:30 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

​Meta në Turqi për përurimin e aeroportit të ri të Stambollit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbërriti sot në Stamboll, me ftesë të veçantë nga presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti “Istanbul Ataturk Airport”.

Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Me një kapacitet pritjeje prej 90 milionë pasagjerësh në vit, aeroporti i ri i Stambollit pritet të figurojë mes pesë aeroporteve më të frekuentuar në botë dhe mund të ngjitet në vend të parë të podiumit./ATSH/