09:19 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Mosmarrëveshje mes të miturve në Prishtinë, përdoret edhe arma

Janë arrestuar tre të dyshuar, , të moshës së mitur, të cilët pas një mos marrëveshje me tre persona poashtu të mitur, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave, por pa ndonjë pasojë.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Bill Clinton’ gjatë ditës së djeshme, njofton policia.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.