15:07 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

​Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor.

Pas kësaj mbledhje, kreu i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë një konferencë për media.

Ndryshe, më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se do të presë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të parë nëse do të arrihet marrëveshja apo ky subjekt do të betonojë më shumë qëndrimet e veta.

Deri më tani, LDK dhe VV nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth postit të presidentit, pozitë kjo që kërkohet Lidhja por që Lëvizja mendon që kjo çështje duhet të diskutohet më vonë.