11:09 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

​Një qytetar në protestë para Kuvendit, largohet nga policia

Një qytetar ka thënë se ka dalur të protestojë kundër rrëzimit të qeverisë Kurti.

Me udhëzimin e Policisë së Kosovës ai është larguar nga sheshi pranë Kuvendit ku po qëndronte, duke iu bërë e ditur se duhet zbatuar vendimi e qeverisë për kufizim të lëvizjes në orare të caktuara.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga dy persona te tjerë.