14:13 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Nxënësit ende pa libra, në Maqedoninë e Veriut

Edhe pse afrohet fundi i gjysmëvjetorit të parë, në shumë shkolla ende mungojnë librat.

Nxënësit detyrohen që të mësojnë nga tekste të fotokopjuara. E për gjendjen e krijuar me mungesën e librave, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, kërkon mirëkuptim.

Ai premton se problemi me mungesën e librave do të zgjidhet javën e ardhshme.

Ademi tha se në vijim e sipër janë procedurat ankuese te shtëpitë botuese që duhet t’i shpërndajnë librat të cilat mungojnë. 

“Besoj se deri në javën e ardhshme kjo përfundon, që librat të botohen dhe të distribuohen. Se nuk nënkupton vetëm këtë vit të sigurojmë tekste shkollore, mirëpo ato tekste shkollore na shërbejnë edhe për vitin e ardhshëm, për dy vjet pastaj, për arsye se afati i përdorimit të tyre është maksimum pesë vjet”, tha Ademi.