Numërohen mbi 97% të votave në Podujevë, kjo parti prin bindshëm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka arritur t’i numërojë të gjitha votat në Komunën e Podujevës.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në këtë komunë janë numëruar deri me tani 97% të votave, raporton IndeksOnline.
Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 52,52%. E pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 26,96%.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 16,06%, ndërsa Aleanca ka marrë 2,85%. /IndeksOnline/


