Halilaj i kundërpërgjigjet Kusari-Lilës: Rrugën e humbjes e keni të përbashkët me Kurtin
Kandidati për deputet nga Aleanca Durim Halilaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Mimoza Kusari-Lila, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në çështjet politike të Gjakovës.
Përmes një postimi publik, Halilaj tha se Kusari-Lila po merret me “matematikën e Gjakovës nga sheshi i Prishtinës”, ndërsa pretendoi se ajo ka humbur mbështetjen e qytetarëve të Gjakovës ndër vite.
“Mimoza Kusari paska vendos me u marrë me matematikën e Gjakovës nga sheshi i Prishtinës, duke harruar që vetë ka mbetë thjesht një figurë me bilanc negativ në qytetin tonë, e që s’iu dha fjala as në tubim hapës”, ka shkruar Halilaj.

