23:40 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Pacolli përfundon vizitën në Slloveni

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka përfunduar vizitën që ka zhvilluar në Slloveni, ku ka takuar presidentin slloven Borut Pahor, kryetarin e Parlamentit, Milan Brglez dhe ministrin e jashtëm, Karl Erjavec.

Postimi i Pacollit në Facebook:Vizita ime në Slloveni përfundoi sot pas dite. Takime konstruktive dhe shumë miqësore me Presidentin slloven Borut Pahor, kryetarin e Parlamentit Milan Brglez dhe ministrin e jashtem Karl Erjavec. Konfirmim i fuqishëm i mbështetjes së integrimit të Kosovës.