23:01 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

​Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihen edhe ditën e diele. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, njofton IHMK.