15:56 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

​Policia sqaron rastin e deputetit Zeka

Policia e Kosovës nëpërmes një komunikate për media sqaron rastin që ka ndodhur më 17 maj e që ka të bëjë me deputetin e Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 17 maj në rrugën B më 17 maj.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë. “Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. Sipas Borovcit ndaj tij ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave. Mediat sot kanë raportuar se deputeti Zeka është tentuar të rrëmbehet nga disa persona, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i Nismës.