19:07 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Princi vizitoi vendin ku ka pozuar si fëmijë gruaja e tij [Foto]

Princi britanik, William ka vizituar sot qytetin e lashtë romak Jerash në Jordani, ndërsa ka takuar refugjatët sirian dhe po ashtu ka vizituar qendrën për artet tradicionale.

Duka i Kembrixhit qëndroi në Jordani, që ishte ndalesa e parë në vizitën e tij pesë-ditore në Lindjen e Mesme.

Princi William vizitoi qytetin e lashtë të Jerash, ku u takua me të rinj për t’i ndihmuar në një program bamirësie për refugjatë. Gruaja e tij, Catherine, i kishte vizituar qytetin e lashtë gjatë vitit 1980, kur ajo jetonte në Jordani si fëmijë me babain e saj.