07:26 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Rastet e reja me Covid-19, prapë prin Prishtina

Edhe këtë të martë u shënuan raste të shumta me Covid-19 në Kosovë. Prapë prin Prishtina me 73 raste, e pasuar nga Gjilani me 20 raste, Peja me 13, Vushtrria 11, e kështu me radhë,

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.