11:59 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

​Ronaldo dëshiron që shoku i Realit të transferohet te Juventusi

Cristiano Ronaldo dëshiron që Juventus të bëjë përpjekje për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Marcelo.

‘Don Balon’ shkruan se përforcimi i ri i “Bianconerëve” ka ftuar klubin të tentojë blerjen e shokut të tij nga skuadra e Real Madridit.

Florentino Perez nuk do ta dëshirojë largimin e Marcelos.

Por, dëshira e brazilianit për t’u ribashkuar me Ronaldon mund të luajë rol vendimtar për transferimin e tij në Juventus në vitin 2019.