17:27 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Si babai, si i biri – Cristiano Jr ka filluar të fitojë tituj

Djali i Cristiano Ronaldos iu bashkua akademisë së Juventusit në fund të gushtit, dhe duket se i riu i talentuar është duke lënë gjurmë në rangjet e reja.

Në shtator, 8-vjeçari shënoi katër gola në debutimin e tij për Juventus U-9 kundër Lucentos, derisa mbante numrin shtatë në fanellë.

Nuk ka kaluar shumë kohë që prej kur babai i tij foli fjalë të mëdha për Cristiano Jr: ”Ai është sikur unë kur isha fëmijë. Atij nuk i pëlqen të humbasë. Ai do të bëhet si unë, jam 100% i sigurtë”.

Dhe tani, ai është duke fituar tituj si babai i tij, transmeton IndeksOnline.

Ronaldo postoi një mesazh ”urimi” në rrjetet sociale më herët, teksa djali i tij pozoi pranë trofeut.

Së fundmi, 8-vjeçari tregoi elegancën e tij në një ndeshje në Torino, ku në fanellë mbante numrin 11.

Cristiano Jr ”shkatërroi” një mbrojtës, para se ta plasonte një goditje të fuqishme drejt portierit, për ta lënë atë pa shpresa.

Si babai, si i biri!/IndeksOnline/