14:35 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Përulësia është virtyt që i duhet çdo top lojtari” – Solari i kundërpërgjigjet CR7

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari u paraqitë në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së nesërme në Champions League kundër CSKA Moskës.

Para ndeshjes së fundit të fazës grupore në Bernabeu, Solari i diskutoi lëndimet e lojtarëve, si dhe foli edhe për komentet e fundit të Cristiano Ronaldos dhënë për mediat italiane.

”Stafi teknik dhe mjekësor janë duke punuar për t’i kthyer lojtarët në dispozicion”.

”Është tashmë e pamundur t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, por ne shpresojmë që ata të rikthehen sa më shpejt”, u shpreh Solari, transmeton IndeksOnline.

Pas komenteve të Cristianos se Juventusi është më shumë se një ”familje”, Solari tha se skuadra e tij është modeste.

”Përulësia është virtyt, të cilin çdo top lojtarë duhet ta ketë dhe në Real, ne kemi një skuadër modeste dhe fantastike”.

”Cristiano do të jetë gjithnjë special për këtë klub, ai shkroi historikë dhe nuk i takon askujt ta gjykojë atë se si ai ndihet, kjo është diçka personale”, shtoi Solari./IndeksOnline/