19:51 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Rrjedhin fotografitë e telefonave Xperia [Foto]

Fotografitë e dy modeleve të reja Xperia, të cilat do të kenë dizajn fullscreen, kanë rrjedhë në internet.

Sipas GizChina.com, bëhet fjalë për fotografi autentike të pajisjeve.

Të dy telefonat dallojnë nga modelet aktuale Xperia, por dallojnë edhe mes vete.

Pajisjet kanë ekran 5.7 inç me rezolucion 4K, procesor Snapdragon 845, 6GB RAM dhe sistem operativ Android 8.0.

Më tepër për pajisjet Sony Xperia do të dimë vitin e ardhshëm, gjatë panaireve të elektronikës CES dhe MWC.