17:14 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

​RTK mbush 21 vjet, Kastrati thotë se sfidë mbetet ligji i ri dhe zhvillimi teknologjik

Televizioni Publik i Kosovës, ka mbushur sot 21 vjet nga themelimi. Me këtë rast drejtori Ngadhnjim Kastrati ka thënë se RTK-në ky përvjetor e gjen të fortë, por me vështirësi dhe sfida të shumta.

Përmes një statusi në Facebook, Kastrati ka thënë se fokusi i tyre në të ardhmen do të jetë ligji i ri i RTK-së dhe zhvillimi teknologjik në përputhje me buxhetin ekzistues dhe donacionet.

Ky është statusi i tij i plotë:

Te nderuar kolegë të RTK-së,

RTK, sot ka ditëlindjen e 21-të.

Edhe kjo ditëlindje RTK-ne e gjen të fortë, falë punës dhe përkushtimit tuaj.

Ky vit ka qenë mjaft i vështire për RTK-në, por me punën dhe angazhimin tuaj, kemi arritur ta mbajmë dhe ta zhvillojmë atë që është ndërtuar ndër këto vite.

RTK-në e presin sfida edhe më të mëdha, por unë besoj në punën, angazhimin dhe vullnetin tuaj për ta quar përpara, institucionin tonë.

Unë besoj në angazhimin tuaj edhe në të ardhmen, për ta mbajtur RTK si institucionin me të besuar dhe më të shikuar në Kosovë.

Të dashur kolegë,

Ky vit ka qenë pak më ndryshe se tjerët për shkak te pandemisë globale, por besoj se me organizimin e mirefillte ia kemi dalur qe ne keto kushte te jemi dritare e informimit por edhe duke u kujdesur per stafin ne baze te rekomandimeve institucionale.

Fokusi yne ne te ardhmen do te jete ligji i ri i RTK-se dhe zhvillimi teknologjik ne perputhje me buxhetin ekzistues dhe donacionet.

Ne kete pervjetor ju uroj shendet dhe ju siguroj qe bashkarisht do t’ia dalim.