12:52 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

​Shkencëtarët rikrijojnë zërin e mumies 3.000-vjeçare

Shkencëtarët thonë se rikrijuan zërin e një mumie egjiptiane 3.000-vjeçare me ndihmën e skanuesve mjekësorë, një printer 3D dhe elektronikës.

Në një punim të botuar sot në revistën “Scientific reports”, autorët thonë se teknika i lejoi ata që të prodhonin një tingull të vetëm – “e”.

Toni “e” nuk ishte ndoshta një pasqyrim i saktë i të folurit të priftit egjiptian Nesiamun, me trupin e mumifikuar të të cilit studiuesit punuan, pasi gjuha kishte humbur pjesën më të madhe të sasisë së saj gjatë tre mijëvjeçarëve.

Vetëm modeli nuk është i mjaftueshëm për të sintetizuar fjalë ose fjali të tëra, thanë autorët.

“Por është diçka për të cilën po punojmë dhe do të jetë e mundur një ditë”, tha një nga autorët, David M. Howard, nga kolegji mbretëror “Holloway” në Londër. /IndeksOnline/