15:07 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Solskjaer: Nuk kemi nevojë për Kane

Trajneri i Manchester United, insiston që nuk kanë nevojë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Legjenda e United, Roy Keane ka kërkuar nga klubi që ta blejnë anglezin, pasi “Djajtë e Kuq”, nuk kanë ndonjë qendërsulmues në formë të shkëlqyer.

Mirëpo, tekniku norvegjez ka thënë se ka besim të plotë te sulmuesi, Anthony Martial, transmeton Indeksonline.

“Martial është rikthyer, jam i lumtur me opsionet që kam në sulm. Kam dëgjuar disa njerëz që kërkojnë të blejnë qendërsulmues, por Anthony i ka të gjitha cilësitë e duhura. Është i shpejtë, ka taktikë dhe një ndër arsyet pse ka qëndruar këtu është se kam kërkuar të bëhet qendërsulmues. Të gjithë lojtarët e dinë sa i rëndësishëm është, kur flasim për shënimin e golave, të gjithë thonë ta pasojnë topin te Anthony. Ka besim e tërë skuadrës dhe trajnerit, sepse trajnohet shumë çdo ditë”, deklaroi ai.

United është mysafirë i Norwich Cityt, ndeshje që fillon në ora 17:30./Indeksonline/