08:12 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

​Sot përkujtohet komandant Petriti

Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj – komandant Petriti.

Më poshtë mund të gjeni agjendën e aktiviteteve, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 – Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 – Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 – Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.