07:28 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

​Suedia e Finlanda përfunduan negociatat për anëtarësimin në NATO

Suedia dhe Finlanda përfunduan negociatat për anëtarësimin në NATO sot në selinë e Aleancës në Bruksel, siç u ra dakord javën e kaluar në samitin e liderëve të NATO-s në Madrid.

Siç thuhet në njoftimin në faqen e NATO-s, protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake duhet të nënshkruhen nesër në selinë e Aleancës, të cilat më pas duhet të ratifikohen nga të gjithë anëtarët.

Të dy vendet kanë konfirmuar zyrtarisht gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet politike, ligjore dhe ushtarake që dalin nga anëtarësimi në NATO.

Bisedimet u zhvilluan midis zyrtarëve të NATO-s dhe përfaqësuesve nga Finlanda dhe Suedia.

Delegacioni finlandez u kryesua nga ministri i Jashtëm Pekka Havisto dhe ministri i Mbrojtjes Antti Kaikonen, si dhe ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde.