12:14 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

​Takimet në LDK, ikën Walkeri, vjen ambasadori Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sapo ka mbërritur në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u takuar me krerët e kësaj partie.

Kosnett pritet të informohet rreth aktualitetit politik dhe përpjekjeve për formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Para ambasadorit amerikan, në LDK ka qëndruar ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.  Ai është larguar nga LDK-js disa minuta pasi ka mbërritur Kosnett./Indeksonline/