08:43 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

​Tash e tutje do të kaloni më pak kohë në Instagram

37% të baterisë e konsumon Instagrami. Kjo pasi, shpenzohet shumë kohë në të për shkak të story-ve që njerëzit publikojnë gjatë tërë ditës dhe përdoruesi i shikon disa herë.

Mirëpo, prej tash kur shihni njoftimin “You’re All Caught Up”, dijeni se e keni parë atë postim.

Kjo pasi, çfarëdo postimi që mbanë shenjën e gjelbër është postuar ditën e sotme dhe ju e keni parë.

Ç’është nën shenjën jeshile është postuar dje dhe ju i keni parë dhe ato.

Mund të dilni nga Instagrami tani dhe të bëni diçka tjetër, s’ka asgjë për të parë këtu. Jini produktiv.