19:26 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjërat që nuk na ndihmojnë që të ruajmë baterinë e telefonit

Problemi më i madh me telefonat është bateria. Shpeshherë bëjmë trike që ta ruajmë baterinë por disa nga këto nuk kryejnë punë. Indeksonline ju sjellë disa nga triket që nuk duhet t’i bëjmë.

Mbyllja e të gjitha aplikacioneve

Të hapësh shumë aplikacione në kompjuter nuk është mirë pasi që e ngadalëson por e njëjta nuk është me telefonat. Shpeshherë i mbyllim të gjitha aplikacionet duke menduar se po e ruajmë baterinë. Në fakt kjo nuk është e vërtet. E vetmja mënyrë kur aplikacionet e hapur që nuk i përdorim na harxhojnë baterinë janë ato aplikacione që përdorin opsionin “location”.

Të ndalësh Wi-Fi dhe Bluetooth

Ne ndalim Wi-Fi dhe Bluetoothin kur nuk e përdorim telefonin me mendimin që po e ruajmë baterinë. Por në fakt kjo është gabim pasi që këto dyja nuk e harxhojnë baterinë kur nuk e përdorim telefonin.

Kur e ndalim dhe e lëshojmë Wi-Fi shpesh për të kërkuar internet, kjo e shkatërron baterinë.

Të mos e mbushim telefonin natën

Ka persona që nuk e mbushin natën telefonin me arsyetimin për t’i ikur mbingarkesës. Telefonat janë e mençur momentin që mbushën 100% nuk pranojnë më energji, prandaj kur e mbushim natën telefonin nuk i ndodh asgjë./Indeksonline/