22:41 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​Tërmet i fuqishëm në këtë ishull, një i vdekur

Një tërmet me magnitudë 6,5 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mbrëmje Javan, ishulli kryesor i Indonezisë, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan, (USGS).

“Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 91 kilometrash dhe të paktën një kilometër nga qyteti bregdetar i Cipatujah”, deklaroi USGS.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Xhakarta, rreth 300 kilometra nga epiqendra, si dhe në qytete të tjera të Javas.

Asnjë alarm për cunami nuk është njoftuar për momentin dhe asnjë viktimë nuk është sinjalizuar nga autoritetet.

Zëdhënësi i agjencisë së menaxhimit të katastrofave natyrore, Sutopo Purëo Nugroho njoftoi se tërmeti ka shkaktuar një të vdekur, pas shembjes së shtëpisë në perëndim të Javas, kurse të paktën pesë persona të tjerë janë plagosur në këtë ishull.