12:58 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozi vdesë para derbit, futbolli pezullohet për dy javë

Federata e Futbollit të Indonezisë e ka pezulluar divizionin elitar të futbollit pas vdekjes së tifozit në një ndeshje derbi.

Tifozi i Persija Jakarta, Haringga Sirla, 23-vjeçar, ka vdekur gjatë një përleshje me tifozët e Persib Bandung jashtë stadiumit në Bandung të dielën.

Ministri i Sportit të Indonezisë, Imam Nahrawi tani ka njoftuar se Liga 1 do të pezullohet për dy javë, transmeton IndeksOnline.

Por, ky pezullim mund të zgjasë më pak nëse ”problemi mund të zgjidhet” pas një investigimi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Sportit, Gatot S Dewa, tha: ”Ne jemi ende duke i mbledhur faktet, të cilat më pas do të analizohen nga Komiteti Disiplinor”.

”Nëse problemi mund të zgjedhet brenda një jave, atëherë futbolli mund të vazhdojë. Shpresojmë që të zgjidhet sa më shpejt”./IndeksOnline/