08:24 / E Diele, 05 Qershor 2022 / MSH

​Testi i dytë serioz për Giressen, Kosova sot përballet me Greqinë

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova e pret Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të dy skuadrat kanë nga tri pikë pas ndeshjeve të para pasi Kosova e mposhti Qipron në udhëtim, kurse, Greqia triumfoi kundër Irlandës Veriore.

Në konferencë për media para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi, janë shprehur optimist për rezultat pozitiv ndaj grekëve.

Por, me të njëjtën bindje në Kosovës kanë ardhur edhe mysafirët, pasi trajneri i tyre, Gus Poyet para mediave tha se ata kanë udhëtuar drejt Prishtinës me qëllimin e vetëm për t’i marrin tre pikët e reja.

Kosova është e para në grupin 2 të Ligës C, aq sa ka edhe rivali i sotëm, Greqia në vendin e dytë. Kurse, Iralnda Veriore dhe Qipro janë pa asnjë pikë.