22:11 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

​Testohet transmetimi 4K me rrjetin 5G

Mësohet se sivjet koncerti i Festës së Pranverës në Kinë do të transmetohet për herë të parë me definicionin ultra të lartë 4K, nëpërmjet rrjetit 5G.

Kjo është bërë e ditur pas një testimi të suksesshëm në Shenzhen. Ky është edhe transmetimi i parë 4K nëpërmjet rrjetit 5G në Kinë, njofton CRI.

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) kreu me sukses testin e transmetimit 4K me rrjetin 5G me “China Mobile” dhe “Huawei” në qytetin Shenzhen të provincës Guangdong.

Ky është një tjetër përparim i rëndësishëm pas ndërtimit në Kinë të platformës së parë 5G të mediave të reja, duke shënuar krijimin e një medie të re të klasit botëror.