21:13 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Thaçi përshëndet marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

Presidenti Hashim Thaçi e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së sotme mes Maqedonisë dhe Gërdisë për emrin.

“Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tone”, ka shkruar Thaçi në Facebook.