10:19 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Trump anulon vizitën në varrezat e amerikanëve për shkak të motit të keq

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi një vizitë të planifikuar në varrezat e amerikanëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, me Shtëpinë e Bardhë që citonte motin e keq si shkak të lënies në tokë të helikopterit të tij, në argumentimin e anulimit.

Trump ishte parashikuar të vendoste një kurorë me lule dhe të mbante një moment heshtjeje gjatë së shtunës në varrezat dhe memorialin amerikan “Aisne-Marne”, që gjendet në afërsi të “Belleau Wood”, rreth 100 km në verilindje të Parisit.

Në vend të kësaj ceremonie të programuar, Trump kaloi pjesën më të madhe të ditës në takimin dhe drekën me presidentin francez, Emmanuel Macron, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Paris, aty ku ai po qëndron gjatë shfaqjeve që do të shënojnë përkujtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

Pjesëmarrës në vend të Trumpit ishte shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjenerali i dalë në pension i Marinës, John Kelly, gjithashtu edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Joe Dunford; sikurse edhe disa anëtarë të tjerë të stafit të Shtëpisë së Bardhë.