17:48 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

​Vrasësi qëllon me thikë ish-gruan e bijën e saj ‘për të zbrazur zemërimin’

Një vrasës qëlloi me thikë ish-të dashurën e tij dhe vrau bijën e saj tre-vjeçare ‘për të shkarkuar zemërimin’.

25-vjeçari Demetrius Williams bëri komentet teksa doli në gjyq për vrasje të shkallës së parë dhe tentativë vrasjeje në Wisconsin, SHBA, pasi kishte rrahur brutalisht e qëlluar me thikë ish-të dashurën Tiana, dhe vrarë të bijën e saj Zyana Corbin.

Policia tha se Demetrius ishte zemëruar se ish e dashura e tij “nuk donte më të rrinte me të dhe as nuk donte ta prekte” në një kohë që pretendonte se ishte shtatzënë me beben e tij.

Kur u pyet se përse donte të vriste Tiana dhe beben e saj, i pandehuri tha “për lirinë dhe lumturinë time.”

Ndërsa kur u pyet të përshkruante ‘lumturinë’ ai tha se vrasja e saj do të bënte që ai të mos merrej më me të dhe të çlironte zemërimin e tij.