08:21 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Zëvendës presidenti i BERZH-it viziton Kosovë

Zëvendës presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Jürgen Rigterink sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza.

Ministria e Financave ka bërë të ditur se pas takimit do të këtë konferencë për media.