21:43 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

​Zyrtare, Benfika prezanton trajneri e ri

Klubi portugez i futbollit Benfika nga sot është bërë me trajner të ri.

Të mërkurën klubi informoi se ka arritur një marrëveshje përfundimtare për të angazhuar trajnerin Roger Schmidt për dy sezonet e ardhshme sportive (deri në 2024).

Trajneri gjerman Roger Schmidt (55 vjeç) do të mbërrijë në Benfika me tre ndihmës trajnerë: Jens Ëissing, Jörn-Erik Ëolf dhe Yann-Benjamin Kugel.

“Krenar që jam trajneri i ri i Benfica-s dhe entuziast për sfidën në këtë klub të madh. Së bashku, ne do të përdorim të gjithë energjinë dhe përvojën për të pasur sukses”, ka thënë Schmidt pas arritjes së marrëveshjes.