75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

0-3 për Ballkanin, vije reagimi i KF Gjilanit

Klubi futbollistik Gjilani ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit ta Garave për fitoren 0-3 në tavolinë për Ballkanin.

Skuadra e Ismet Munishit ka njoftuar se do ta apelojë këtë vendim. “⚖ Ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3

Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e suspenduar në minutën e katërt të lojës shtesë ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3.

Sport Club “Gjilani” pritet të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Ndeshja derbi u ndërpre të dielën pranë barazimit 1-1 pasi u sulmua portieri mysafir, Stivi Frashëri./Indeksonline/