19:58 / E Diele, 23 Janar 2022 / C E

Milan – Juventus, formacionet zyrtare

Ndeshja kryesor në Serie A për këtë javë është AC Milan – Juventus 

AC MIlan hynë në këtë ndeshje në kërkim të një fitoreje që do të bënte që ata ta ndjekin Interin, të cilët për momentin janë 5 pikë para tyre. 

Para AC Milan është edhe Napoli që sonte shënoi fitore 4-1 kundër Salernitanas. 

Për të arritur të një rezultat i volitshëm sonte nga minuta e parë për AC Milan kanë startuar Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic. 

Në anën tjetër Juventus është duke luftuar për pozitën e katër në Serie A. Bardhezinjtë janë në një seri të mirë të fitoreve dhe për momentin kanë 41 pikë dhe janë në vendin e 5-të të Serie A. 

Kështu ata do të kërkojnë një fitore që të arrin në kuotën e 44 pikëve duke kaluar kështu Atalantan që për momentin është në vendin e katër. 

Në sulm sonte për Juventus ka startuar: Dybala dhe Alvaro Morata. 

Milan XI: Maignan, Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez, Tonali, Krunic, Messias, Brahim Diaz, Leao, Zlatan Ibrahimovic.

Juventus XI: Szczesny, De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro, Cuadrado, Bentancur, Locatelli, McKennie, Dybala, Morata.