16:15 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

1 i vdekur dhe 40 të plagosur nga shpërthimi në Itali (Video)

Një autoçisternë ka shpërthyer në autostradën e Bolonjës në Itali. Si pasojë e shpërthimit një person ka gjetur vdekjen dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ura e autostradës që lidh A1-A14 në Casalecchio është shembur pjesërisht si pasojë e shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit edhe dhjetëra makina janë përfshirë nga flakët.

Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një aksident trafiku.

Si shkak i shpërthimit, autostrata e Casalecchio është bllokuar nga të dy anët dhe në vendngjarje ndodhen një numër i madh ambulancash dhe zjarrfikësish. Përveç forcave zjarrfikëse, në zonë ka shkuar edhe një helikopter për të shuar flakët.

Shpërthimi i autocisternës ndodhi pranë aeroportit të Bolonja të Italisë rreth orës 14:00./Indeksonline/