13:24 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

1 milion euro në muaj, Morata afër kalimit te skuadra spanjolle

Alvaro Morata mund të bëhet nënshkrimi më i famshëm i tregut të dimrit në LaLiga. Sulmuesi spanjoll është në bisedime të avancuara me Sevillan.

Skuadra spanjollë që po e ndjek këtë edicion titullin në Spanjë e sheh lojtarin e Chelseat si zëvëndësuesin ideal te Muriel që po transferohet në Serie A.

Agjenti i spanjollit është në Angli ku po diskutohet mundësia e transferimit në janar. 1 milion euro në muaj do të përfitonte Morata në rast se pranohet oferta për të.

Por, edhe një transferim i tij te Sevilla nuk do të ishte i lehtë për spanjollin pasi që Andre Silva e Ben Yedder po tregojnë formë të lartë të Sevilla këtë edicion./Indeksonline/