16:43 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

10 gramë kokainë dhe çelësat fundosin shqiptarin, i gjejnë 21 kg të tjera dhe mijëra euro në banesë

Policia e Milanos ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar dhe pas kontrollit të bërë i kanë gjetur 10 gramë kokainë dhe disa çelsa shtëpie.

Ai është shprehur se sasinë e kokainës e kishte për përdorim personal dhe sa u përket çelësave nuk ka dhënë shpjegime.

Pasi është bërë konstatimi se cilës banesë i përkisnin çelësat, gjatë kontrollin janë gjetur 21 kg kokainë e ndarë në 43 pjesë, 5000 euro kesh si dhe mjete të tjera për prerje dhe paketimin e kokainës.

48-vjeçari kishte 20 vite që jetonte në Itali dhe ishte i punësuar në një kompani.

Ai fillimisht është pikasur teksa po qëndronte në furgon dhe është ndaluar për të pritur dikë. Pasi ka mbërriti burri tjetër, ka hipur në makinë dhe pas pak çastesh ka ikur duke humbur gjurmë mes pallatesh.

Agjentet më pas e kanë ndaluar duke bërë edhe zbulimin e pabesueshëm.