12:58 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

10 kërkesat e grave në marshin për 8 Mars

Në ditën e tyre gratë po marshojnë, ndërsa kanë paraqitur dhjetë kërkesa.

Organizatorët e marshit “Marshojmë, S’Festojmë” paraqitën dhjetë kërkesa për përmirësim të pozitës së gruas.

Nëpër sheshet kryesore të Prishtinës në mesditë nisi marshi i grave “Marshojmë S’Festojmë”, i organizuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe organizata tjera.

Të pranishmet dhe të pranishmit në marsh kërkuan drejtësi për gratë-viktima të dhunës në Kosovë, ndërsa brohoritën parullat “Mos ma prek Hisen”, “Me Shami, pa Shami, Punën e Kry”,”ptrofesioni s’ka gjini”, etj.

Para se të fillonte marshi, pati disa fjalime.

Shukrije Rexhepi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës tha se shkelja e të drejtave të grave vazhdon të jetë të pranishme.

“Pavarësisht legjislacionit, shkelja e të drejtave të grave, ngacmimi në vendin e punës janë të jenë të pranishme. Ngacmimi është i përhapur në atë masë që është përhapur është në gjitha sferat e jetës”, tha ajo.

Rexhepi foli edhe për largimin nga puna të grave.

“Gratë në moshën 30, 40, 50 vjeçare largohen nga puna”, tha ajo.

Luljeta Aliu, aktiviste për të drejtat gjinore tha se kemi ardhur t’i themi jo patriarkatit.

Ajo tha se “Ne i kemi lindur dhe ne po i edukojmë këta burra.

Lendi Mustafa, aktivist i komunitetit LGBT tha se në Kosovë nuk ka drejtësi shoqërore, as gjinore.

Ja dhjetë kërkesat e marshit protestues:

50% përfaqësim i grave në vendimmarrje, në sindikata, institucione publike e private, dhe në të gjitha nivelet e organizimit shoqërore;

Të implementohen ligjet dhe kontratat kolektive në tërësi dhe pa përjashtime;

STOP diskriminimit në punë për shkak të moshës;

Të respektohen të drejtat e njeriut në punë, pa dallim seksi, gjinie, orientimi seksual, identiteti gjinor, etnie, religjioni dhe çdo identiteti tjetër individual apo shoqëror.

Duam vende të sigurta dhe të shëndetshme të punës. Gjatë viteve 2011 – 2017, 90 punëtorë kanë gjetë vdekjen dhe 400 të tjerë janë lënduar në vendin e punës;

STOP ekonomisë së zezë, korrupsionit dhe nepotizmit.

Respektoni pushimin e lehonisë. Avokojmë për leje prindërore;

Të zhduket varfëria dhe papunësia e grave;

Sigurim shëndetëor për të gjithë. Pushimi mjekësor nuk është pushim vjetor;

STOP punës shtëpiake pa pagesë! Prandaj Votoni propozimin për barasvlefshmërinë e punës në familje