10-ndeshje mos/lojë për Arda Turan, gati sa nuk i rrahu gjyqtarët (Foto/Video)
Federata e Futbollit të Turqisë pritet së shpejti të marr një vendim të rëndë për Arda Turanin.
Ish-lojtari i Barcelonës, në ndeshjen e fundit desh e rrahu gjyqtarin kryesor dhe atë anësor, transmeton IndeksOnline.
Ai iu afrua që të dyve dhe ia tregoi grushtin, por për fat të mirë bashkëlojtarët iu afruan dhe e qetësuan futbollistin turk.
Sipas medieve turke, Turan do të dënohet nga TFF-ja, me 8 ose 10 ndeshje mos/lojë.
Në ndeshjen mes Besaksehir dhe Sivasspor, Turan u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit. Kurse, skuadra e tij barazoi 1 me 1, duke i humbur minimalisht gjasat për titull./IndeksOnline/