18:50 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Koha kur Ardan Turan tentoi ta godas gjyqtarin anësor me këpucën e tij

Pasi sot u raportua se Arda Turan mund të dënohet me 12 vite në burg, le ta kujtojmë momentin e tij më të çmendur në fushën e lojës.

Në janar të vitit 2015 kur ai ishte duke luajtur për Atletico Madridin ndaj Barcelonës, reprezentuesi turk ishte i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit që nuk i akordoi faul pas një ndërhyrje nga Dani Alves.

I pakënaqur me këtë vendim, Arda hodhi këpucën e tij në drejtim të gjyqtarit anësor.

Arda nuk e qëlloi gjyqtarin në fjalë, por nëse do ta bënte këtë, kjo do të rezultonte me një goditje mjaft të fuqishme në drejtim të tij, transmeton IndeksOnline.

Tri vite pas këtij incidenti, Turan ende nuk ka mësuar se si ta kontrollojë veten. Më herët këtë vit, ai u përjashtua për shkak të një konfrontimi me gjyqtarin anësor në një ndeshje për Basaksehir.

Ai u inkuadrua si zëvendësues në një ndeshje kruciale ndaj Sivassport, ku Basaksehiri ishte në avantazh, por pranoi auto-gol pas një vendimi kontravers të gjyqtarit, me të cilin Turan ishte tejet i frustruar./IndeksOnline/